Shembet çatia në shkollën e mesme, lëndohen 12 persona, mes tyre 9 nxënës.
Mediat amerikane raportojnë se 12 persona përfshirë 9 fëmijë janë lënduar, kur të premten në orët e para të mëngjesit u shemb pjesërisht çatia e një shkolle të mesme në Florida.
Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme James Ricards në Oakland Park. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se drejtori i shkollës kishte dëgjuar një zhurmë të madhe, para se të zbulonte që çatia e shkollës ishte shembur pjesërisht.
Sipas zëdhënës së Oaklan Park, Shanon Vezine, rrjedhja e ujit në shkollë kishte shkaktuar shembjen duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.