Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 12 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa janë shëruar dy persona.
Numri i rasteve aktive mbetet 79 persona të infektuar.