Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së pestë të grupeve në Champions League.
Kur ka mbetur edhe një xhiro, 12 skuadra tashmë kanë siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt ndërsa katër tjera do të mësohen javën e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
Napoli, Liverpul, Club Brugge, Porto, Bayern Munchen, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester City, Dortmund, PSG dhe Benfica, janë 12 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin.
Në javën e ardhshme Milan do të jetë nikoqire e Salzburgut, ku do të luftojnë për një vend në 16 skuadrat më të mira.
Rosonerë do të kalojnë tutje edhe me barazim kurse skuadra austrike i nevojitet patjetër fitorja.
Një ndeshje dirkte për kualifikim do të jetë edhe ajo mes Shakhtar Donestk dhe Leipzigut ku vendasit vetëm fitorja i kualifikon, ndërsa gjermanët kalojnë në 1/16 edhe me barazim.
Vemendja kryesore javën e ardhshme do të jetë në Grupi D, ku ende nuk është kualifikuar asnjë skuadër, pasi që pas pesë javeve, të gjitha ekipet kanë mundësi kualifikimi.
Tottenham renditet në vendin e parë me 8 pikë, Sporting dhe Frankfurt kanë nga 7 kurse Marseille me 6 pikë.
Në ndeshjen e fundit, Marseille do të jetë nikoqire e Tottenhamit, kurse Sporting Lisbona do të pret frankfurtin.