12 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit afër lagjes “Marigona”

13:54 | 29 Dhjetor 2020
Ilustrim

12 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në farësi të lagjes ‘Marigona’.

Personat e lënduar nga ky incident tashmë janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK).

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zyrtarja për informimi në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, tha Ahmeti për lajmi.

Gjithashtu ajo shtoi se në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit si dhe njësitë policore të cilët po bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.

Komento: