12 të shëruar nga koronavirusi në Spitalin e Pejës

08:26 | 29 Dhjetor 2020

Spitali i Pejës: 12 të shëruar nga COVID-19.

12 pacientë në Spitalin e Pejës janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Ky spital njofton se aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar atje me virusin korona.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Komento: