12 të vdekur nga koronavirusi në 24-orëshin e fundit në Kosovë, këto janë moshat e viktimave

15:13 | 13 Dhjetor 2020

Janë shënuar 12 vdekje dhe 462 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren,462 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shërua edhe 536 pacientë të tjerë kurse 12 persona kanë humbur jetën.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç)./ORAinfo/

Komento: