Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Abruzzo të Italisë.
Një 12-vjeçar shqiptar ka pësuar lëndime të rënda, pasi ishte zënë nga porta e shtëpisë.
Siç raportojnë mediat italiane, djaloshi ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja.
Porta e cila ra mbi djalin ishte rreth shtatë metra e gjatë, i cili e pati të pamundur që ta lëvizte peshën e madhe.
Aty kishte qenë edhe i babai i 12-vjeçarit, i cili po merrej me disa punë.
Për ta shpëtuar, është dashur që të ndërhynin edhe disa fqinj.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë.