12-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë, e zuri porta e hekurit

16:53 | 09 Prill 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Abruzzo të Italisë.

Një 12-vjeçar shqiptar ka pësuar lëndime të rënda, pasi ishte zënë nga porta e shtëpisë.

Siç raportojnë mediat italiane, djaloshi ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja.

Porta e cila ra mbi djalin ishte rreth shtatë metra e gjatë, i cili e pati të pamundur që ta lëvizte peshën e madhe.

Aty kishte qenë edhe i babai i 12-vjeçarit, i cili po merrej me disa punë.

Për ta shpëtuar, është dashur që të ndërhynin edhe disa fqinj.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Komento: