120 të prekur me Covid-19 vetëm tri ditët e fundit, 560 raste aktive në Prishtinë

20:38 | 03 Korrik 2020

560 raste aktive me koronavirus në Prishtinë.

120 prishtinas janë prekur me Covid 19 vetëm në tri ditët e fundit.

Kryeqyteti mbetet Komuna me më së shumti raste pozitive me virusin Korona.

Në total numri i rasteve aktive që janë konfirmuar me këtë virus ka tejkaluar numrin 500.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi thotë se gjatë qershorit mesatarja e rasteve në ditë ka qenë 30.

Pos Klinikave në kuadër të QKUK-së që janë vë në dispozicion të pacientëve me Covid 19, është paralajmëruar nga ana e Ministrisë që të kërkohet një gjë e tillë edhe nga Qendrat e Mjeksive Familjare.

I pari i Shëndetësisë në kryeqytet thotë se janë të gatshëm të ofrojnë kapacitetet e tyre në shërbim.

Gashi pohon se presin të kenë numër pothuajse të njëjtë të prekurve e që janë raste kontakti të rasteve të konfirmuara.

Pas Prishtinës, Vushtrria e Prizreni mbesin komunat më të prekura nga Covid 19 që nga marsi, prej kur janë shfaqur rastet e para pozitive në Kosovë.

Komento: