Sipas përgjigjeve të dërguara nga MPB nëpërmjet AIP, janë hiç më pak se 277 vetura zyrtare që kanë edhe targa civile.
Përpos kësaj, janë 13 vetura zyrtare për të cilat është marrë vendim për xhamat e hijezuar, përfshirë këtu një veturë në Zyrën e kryeministrit Kurti, një në Ministrinë e Punëve të Brendshme, katër vetura në Ministrinë e Drejtësisë, një në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, një në Ministrinë e Arsimit, dy vetura në Ministrinë e Shëndetësisë, një në Ministrinë e Bujqësisë dhe nga një veturë me xhama të errësuar në Komunën e Prishtinës dhe atë të Obiliqit.