13 vjeçari ‘rrëmben’ veturën e prindërve, akidentohet rëndë dhe vdes në spital

09:12 | 02 Prill 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës në Shqipëri.

Pak ditë më parë ndërmori një “aventurë” adoleshentësh, por fatkeqësisht gjithçka ka rezultuar fatale për 13-vjeçarin e identifikuar si J.N..

I mituri u kishte marrë makinën prindërve, pa dijeninë e tyre, e së bashku me një tjetër adoleshent 16-vjeçar udhëtonin me të, pa e imagjinuar se do të përfundonin të përplasur pas një peme në qytetin e Lezhës.

Dy adoleshentët u nisën me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor, por duket se autori i ngjarjes nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe traumës që iu shkaktuan.

Ai ndërroi jetë në spital këtë të martë. I plagosur nga aksidenti mbeti edhe 16-vjeçari tjetër që udhëtonte me të.

Komento: