Mbyllen 14 shkolla pasi 130 nxënës të infektuar me Covid-19.
Në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në kryeqytet kanë rezultuar 18 nxënës pozitiv me virusin korona.
Këtë të marte nxënësit e shkollës fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë kanë qëndruar në shtëpi.
18 nxënës të kësaj shkolle e 4 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kësisoj drejtoresha e shkollës ka thënë që kanë filluar të mbajnë mësim virtualisht.
Kjo nuk është shkolla e vetme në kryeqytet që është mbyllur për shkak të rasteve pozitive.
E i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar për mënyrën se si po merret vendimi për mbylljen e shkollave në kryeqytet.
Ahmeti po thotë që kryeqyteti po funksionon mirë me këtë sistem.
Por pikërisht nga ky vend prijnë rastet pozitive me virusin korona nëpër shkolla.
E në nivel të Kosovës, 130 nxënës e 148 mësimdhënës janë infektuar.
Kësisoj 14 objekte shkollore në vend janë mbyllur, për të vazhduar mësimin online.
Ndonëse versioni i të mbajturit mësim virtualisht është praktikuar prej fillimit të pandemisë, njohësit e arsimit po vlerësojnë që nuk po është aq efektiv.
Nga Ministria e Arsimit kanë thënë që masa të ngjashme do të merren deri në një vendim tjetër nga ana e autoriteteve arsimore.