1350 pacientë në listën e pritjes në Klinikën e Radiologjisë në QKUK

08:38 | 21 December 2024
1350-paciente-ne-listen-e-pritjes-ne-kliniken-e-radiologjise-ne-qkuk

Pacientët në Klinikën e Radiologjisë në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdojnë të ballafaqohen me listë të gjatë të pritjes.

Drejtoresha e Klinikes së Radiologjisë, Shkendije Nuza, ka dhënë për “Front Online” një pasqyrë të detajuar mbi gjendjen aktuale të pritjes së pacientëve, si dhe sfidat me të cilat përballet klinika.

Sipas Nuzës, lista e pritjes për rezonancë magnetike (MRI) është me termine të caktuara deri më 17 janar 2025 për rastet e zakonshme (të ftohta).

“Lista e pritjes për MRI termine për raste të ftohta është 17. 01.2025( këtu kanë ndikuar edhe  festat e fundvitit )”, tha ajo për FrontOnline.

Ndërsa për rastet onkologjike, ajo thotë se ekzaminimet planifikohen sipas kërkesave të Onkologëve.

“Kjo do të thotë se çdo pacient që kërkon një vizitë onkologjike, do të ketë një plan ekzaminimi në përputhje me rekomandimin e mjekut onkolog”, ka theksuar ajo.

Lista e pritjes për rezonancë magnetike për fëmijët ka shkuar deri më 14 janar 2025

Nuza deklaron se për pacientët spitalorë, terminët nuk janë të parapara, pasi këto raste planifikohen direkt nga klinicistët.

Ndërkaq, për fëmijët që kanë nevojë për MRI me anestezion, lista e pritjes është gjithashtu e ngarkuar, me termine të fundit për janar 2025, ku data më e afërt është 14 janari i vitit të ardhshëm.

“Rastet spitalore nuk kanë termine, planifikohen  sipas klinicistëve. Lista e pritjes për fëmijë me anestezion  është me   14 .01.2025, pasi që dy të marte janë anuluar për shkak të festave fund viti( ekzaminimi i fëmijëve me MRI me anestezion bëhet  ditën e martë për fëmijë ambulantor, dhe premte spitalor)”.

Nuza thotë se lista e pritjes për MRI ka 1350 pacientë, derisa kërkesa ditore janë nga 35 e deri në 70 pacientë.

“Kërkesat për ekzaminime të ndryshme janë në rritje të vazhdueshme, përfshirë radiografi, ultrazë, CT, MRI, mamografi, angjiografi dhe biopsi. Për momentin, lista e pritjes për MRI ka 1350 pacientë, dhe kërkesat ditore janë nga 35 deri në 70 pacientë ditorë”, shpjegon Nuza.

Drejtoresha e Radiologjisë: Duhet të shtohet numri i stafit radiologjik

Drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me sfidat e klinikës që ajo drejton.

Nuza ka theksuar se rritja e kërkesave dhe listës së pritjes ka sjellë nevojën për shtimin e stafit.

Kërkesa tjetër e kësaj klinike sipas Nuzës, është edhe ngritja e shërbimeve të nivelit terciar.

 “Kërkesat e shumta për ekzaminime, rritja e numrit të shërbimeve radiologjike, referimet nga të gjitha qytetet edhe pse shumica kanë aparate të CT, dhe dy qytete përveç QKUK kanë edhe MRI. Me rëndësi është edhe shtimi i numrit të stafit  radiologjik si teknik ashtu edhe radiolog, dhe qëllimi është ngritja e shërbimeve të nivelit terciar”, theksoi ajo.

Për nëntë muaj mbi 120 mijë pacientë morën shërbime në Radiologji

Për periudhën 9-mujore, Klinika e Radiologjisë ka realizuar një numër të konsiderueshëm shërbimesh për qytetarët, duke siguruar diagnostikimin dhe trajtimin për një numër të madh pacientësh

Gjatë 9 muajve kjo klinikë ka kryer shërbime për 120,684 pacientë, kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza.

Derisa ajo ka bërë të ditur edhe cilat shërbime janë kontrolluar pacientët.

“Radiografi: 65,302 pacientë

CT (Tomografi Kompjuterizuar): 21,348 pacientë

MRI: 11,250 pacientë

Mamografi: 1,219 pacientë

Ultrazë: 19,322 pacientë

TK Angjiografi: 1,316 pacientë

DSA (Angjiografi Digjital): 50 pacientë

Biopsi: 936 pacientë

Stroke/Trombektomi mekanike: 10 pacientë

Në total, klinika ka shërbyer për 120,684 pacientë (ky numër përfshin pacientët që kanë marrë më shumë se një shërbim, veçanërisht ata në urgjencë)”, tregoi ajo./FrontOnline/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komento: