136 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna dhe vendbanime të Kosovës

15:17 | 25 Gusht 2020

136 është numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terre, përcjell ORAinfo.

Në njoftimin e Institutit thuhet se rastet e reja janë gjithsej 23 komuna të Kosovës dhe vendbanime të ndryshme.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti”-njoftim IKSHPK-ja./ORAinfo/

Më poshtë mund të shihni vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: