
Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 103.507 vota, apo 13% të votave në total, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.
Express merr vesh emrat e 14 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës.
Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi.
Kandidatët për deputet më të votuar nga LDK’ja është Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku që kanë marrë nga 25 mijë vota, ndërsa Anton Quni 12 mijë vota.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve