14 mijë nënshkrime për liberalizimin e vizave për kosovarët në peticionin e zyrtares së BE’së

21:14 | 02 Qershor 2022

Kosova po kërkon liberalizmin e vizave.

Mbi 14 mijë nënshkrime janë mbledhur deri tash në peticionin për liberalizimin e vizave për kosovarët, të nisur nga Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për kosovarët. Nisma e Schneeberger është përkrahur edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Numri i nënshkrimeve deri tash sillet rreth 14 mijë e 100. Ky peticion që ka për qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma pare, deri tash është nënshkruar nga mbi 50 persona.

“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.

Ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek, e ka quajtur të rëndësishme nismën e Schneerberger.

Lunacek ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar shokët dhe familjet në BE.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërnajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar shokët dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet këtë vit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar.

“Lidhur me këtë duhet t’i pyesni ata. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë edhe gjatë vizitës së fundit të ministres dhe ministrit vitin e kaluar. Për ne kjo çështje është vonuar dhe ky është mendimi edhe i shumicës së vendeve të tjera. Mendoj se ai ka më shumë gjasa të vijë herët, sesa vonë. Dhe unë nuk jam vetëm ambasadori i fundit. Shpresoj se liberalizimi do të vijë këtë vit”, ka deklaruar Rohde.

Komento: