14 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:01 | 16 Shkurt 2021

61 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë të infektuar me koronavirus.

Spitali njofton se 46 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 5 në respirator dhe 14 në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënën se në Pejë janë regjistruar 15 raste të reja pozitive.

Komento: