Janë shpëtuar 14 persona në detin e Velipojës.
Policia Kufitare dhe FNSH kanë arritur të shpëtojnë 14 persona, 9 prej të cilëve shtetas çekë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit në Velipojë.
Pesë shtetasit nga Shqipëria e Kosova u transportuan për në qendrën spitalore, ku gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.
Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.
Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallgë të mëdha.
Policia e Shtetit sugjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motor uji apo varka deri në qetësimin e detit.