
Ka shkuar në 28 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 28, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është stabile.
Doktori Shemsedin Dreshaj, për KosovaPress ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është stabile.
“Gjendja është stabile. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje stabile. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai.