Gjendet i vdekur 14 vjeçari, para 10 vjetësh iu mbyt edhe vëllai në lumin e Semanit.
Është gjetur trupi i pajetë i 14 vjeçarit që ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme në lumin e Semanit.
Fillimisht policia i ka gjetur rrobat e viktimës, derisa më pas kanë arritur që ta gjejnë edhe trupin e pajetë.
Nga mediat u raportua se 14 vjeçari kishte shkuar për të peshkuar.
Fqinjët e tij kanë treguar se kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.