14 vjeçarja bëhet nënë në QKUK, mjekët flasin për gjendjen e saj

18:08 | 28 February 2019

Një 14 vjeçare nga Fushë Kosova është bërë nënë.

Një vajzë 14 vjeçare sot ka sjellë në jetë foshnjen e saj të parë, në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21. gjinekologu, Naser Berisha. Berisha tha se lindja është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit nga ekipi kujdestar.

Ai tha se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shtoi se e mitura që solli në jetë fëmijën ka 14 vjet e gjysmë.

Mjeku kujdestar tha për rtv21. se pacientja dhe “burri i saj” janë me vendbanim në Fushë Kosovë.

Reparti i Gjinekologjisë në QKUK e ka raportuar rastin në polici se një paciente e moshës së mitur, e cila i takon komunitetit ashkali pritet të lind fëmijë.

Bëhet e ditur se dy të miturit kanë bashkëjetuar në Fushë Kosovë

Komento: