15 fshatra të kësaj komune të Kosovës që pesë vjet pa ujë të pijshëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

15 fshatra të kësaj komune të Kosovës që pesë vjet pa ujë të pijshëm

17:04 | 02 Korrik 2020

15 fshatra tash e pesë vjet janë pa ujë të pijshëm.

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që është shpallur tenderi për ujësjellësin, “lojërat e pingpongut” mes komunës dhe OSHP-së ka bërë që ky projekt të zvarritet.

Në një konferencë për media, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizata jo-qeveritare INPO kanë vënë në pah shkeljet e ndërsjella ndërmjet dy institucioneve.

Drejtoresha e INPO-së, Albulena Nrecaj duke folur për shkeljet ligjore ndërmjet komunës së Dragashit dhe OSHP-së, tha se qytetarët janë ata që po humbin më shumë.

Ndërsa, Mirvet Thaçi nga IDK-ja tha se lufta për tenderin të ujësjellësit në komunën e Dragashit tashmë ka kaluar në organet e drejtësisë.

Komento: