15 mjekë të Qendrës Urgjente të prekur me COVID-19

09:17 | 15 Gusht 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Kosovë.

15 pjesëtarë të stafit shëndetësorë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë janë infektuar me koronavirus.

Doktoresha Luljeta Kadiri, ka thënë se kanë mjaft sfida dhe se nevojat e qytetarëve janë të mëdha.

”Qendra e Mjekësisë Urgjente është mjaftë e ngarkuar me nevoja ndaj pacientëve, por po ja dalim duke iu falënderuar angazhimit dhe organizimit të mirë të punës”.

”Ne funksionojmë me katër ekipe. Një numër i konsiderueshëm prej 15 personash i stafit janë prekur nga COVID-19. Kishim një staf të mangët por nuk kemi stagnuar, kemi funksionuar edhe me tri ekipe, kemi realizuar edhe vizitat”.

Ajo ka bërë të ditur për Klan Kosovën, se vazhdimisht kanë thirrje me kërkesa urgjente.

Për më shumë detaje ndiqni rrëfimin e Doktoreshës Kadiri se si funksionon procedura të vizitohet një person i cili kërkon ndihmë urgjente.

Komento: