Allegri pas heqjes së 15 pikëve: Duhet të mendojmë vetëm për çështjet në fushë
Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka kërkuar skuadrës së tij që të “bëjë detyrën” në fushë pas zbritjes së pikëve të premten nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC).
Juventusit iu hoqën 15 pikë pas një hetimi mbi marrëveshjet e kaluara të transferimeve të klubit.
Gjigantët e Serisë A u akuzuan për rregullimin e bilanceve të tyre nga fitimet artificiale nga transferimet e klubeve.
Heqja e 15 pikëve i zbret nga vendi i tretë në të 10-tin në tabelë, shkruan Gazeta Express.
Juventus ka mohuar çdo keqbërje dhe ka konfirmuar se ata do të apelojnë kundër vendimit në Bordin e Garancive Sportive të Komitetit Olimpik Italian (CONI).
“Ne duhet të rigrupohemi dhe të mendojmë vetëm për çështjet në fushë”, tha Allegri para ndeshjes së Serie A të së dielës në shtëpi ndaj Atalantës së vendit të pestë.
Bordi i drejtorëve të klubit, duke përfshirë ish-presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved, dhanë dorëheqjen në nëntor.