15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12:45 | 16 Shtator 2022

Asnjë vdekje dhe 15 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin e saj të fundit rreth gjendjes me Covid-19, ku ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste të reja.

Po ashtu në raport njoftohet edhe se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë vdekje, shkruan lajmi.net.

Sa i përket personave të shëruar, numri i tyre është 25.

Komento: