15 raste vetëm në Vushtrri, nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

21:19 | 08 Qershor 2020

Ka shkuar në 1,263 numri i rasteve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 231 mostra të dyshimta nga të cilat 29 kanë dalë positive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec.

Ndërkaq, IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 22 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 912 të shëruar./ORAinfo/

Komento: