15 vjet burgim për keqpërdorim seksual të të miturve

18:23 | 07 Dhjetor 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim S.O. për veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se S.O. i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Komento: