15-vjetori i Vetëvendosjes shënohet me një tubim publik më 12 qershor

23:21 | 08 Qershor 2020

Të premtën, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim publik në shesh.

Nga data 10 qershor deri më 17 qershor mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim ky tradicional i përvitshëm I Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë së cilës do të mbahen aktivitete të shumta.

Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetori i Vetëvendosjes, të premten më 12 qershor, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, shkruan ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” në Kosovë.

Komento: