
Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”m do të monitorojë zgjedhjet e 7 qershorit përmes një misioni vendor të vëzhgimit që do t’i mbulojë komponentët kryesorë të procesit zgjedhor.
Eugen Cakolli përmes një konference për mediam njoftoi se do të monitorojë përmbajtjet problematike në sferën dixhitale, përfshirë këtu dhe dezinformimin, lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes e përmbajtjet manipuluese.
Në monitorimin e tyre do të përfshihen edhe kronikat zgjedhore, debatet politike, faqet e kandidatëve në Facebook, duke shtuar se do të jenë gjithsej 150 vëzhgues në terren në të gjitha komunat e vendit.
“Monitorimi jonë do të përfshijë të gjitha kronikat zgjedhore brenda edicioneve qendrore të lajmeve, debatet televizive të cilat organizohen gjatë orarit prime time, si dhe vlerësimin e kohës së transmetimit që u dedikohet kandidatëve që garojnë në zgjedhje. Për më tepër do të monitorohen edhe faqet zyrtare në Facebook të kandidatëve për kryeministra dhe partive politike, me fokus tek llojet e postimeve, tek promovimi i kandidatëve për deputetë dhe trendet e tjera të ngjashme. Për më tepër, do 150 vëzhgues në terren, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjitha komunat”, shtoi ai.