16 mijë kosovarë ia mësynë Shqipërisë për fundjavë

21:11 | 18 Qershor 2023

Mijëra qytetarë nga Kosova sikurse çdo vit, kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9,200 automjete.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.

Shumica e kosovarëve kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore në bregdetin, duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre atje, raporton shqiptarja .com

E diela nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në Morinë. Pjesa më e madhe e tyre thanë se shkuan për pushime.

Burimet e policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë kësaj fundjavë më shume se 16 mijë qytetare dhe 9,200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar.

Komento: