16 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:42 | 25 Gusht 2020

Në Spitalin e Pejës, 16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19, ndërkohë 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas një njoftimi nga ky spital, dy pacientë janë në respiratorë, kurse 47 të tjerë me oksigjeno-terapi.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre pacientë.

Komento: