16 vjeҫarja nga Drenasi A.G është vajza e cila u keqpërdor nga mësimdhënësi dhe polici.
E për këtë ka folur edhe nëna e kësaj vajze të mitur.
Ajo ka thënë se për mësuesin kishte qenë në dijeni edhe më herët, por jo edhe për policin e që më pas sipas dyshimeve të Prokurorisë e kishte detyruar edhe të abortonte.
“Për mësuesin që kanë thanë e ka keqpëdorur e kanë ditë, cika ka lajmëruar. Më ka thënë nënën qashtu qështu”, ka deklaruar ajo shkurt për Klan Kosovën.
Nëna thotë se një natë më parë i kishte rrëfyer edhe për policin, ku i kishte treguar ngjarjen.
“Çka më ka gjet mua më tha. I thash hajt cika jem se u ba tash, ama për policin nuk e kemi ditë sen”, ka deklaruar ajo.
Nxënësja nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas shfrytëzimit për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.
Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është kapur.