17 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

10:25 | 24 Nëntor 2020

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 117 pacientë me koronavirus.

Aktualisht, katër pacientë janë në respirator, 91 në oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje më të rëndë.

Siç njofton spitali, në 24 orët e fundit, janë shëruar shtatë pacientë.

Nga personeli janë të infektuar 29 persona, nga ta 10 mjek, 12 infermierë dhe shtatë punëtorë teknik.

Raporti i plotë:

7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 117 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 91 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10

Mjek, 12 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,797
analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

121 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 94 Rëntgen, 18 EHO dhe 9 CT-ja.

Komento: