
Një 17-vjeçar ka vdekur të martën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti fatal ka ndodhur konkretisht në fshatin Qyshk.
Nga ky vetaksident një 19-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Ai ka qenë pasagjer në motoçikletë, ndërsa bëhet e ditur se është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra.
“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”, ka thënë Gashi.

