17-vjeçari goditet nga vetura, mbërrin pa shenja jete në QKUK

17:56 | 02 Shtator 2026

Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë, teksa është sjellë me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Burime brenda QKUK-së kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se i riu ka mbërritur në Emergjencë pa shenja jete.

Pavarësisht masave të ndërmarra të reanimimit kardiopulmonar (RCP) nga ekipa kujdestare, nuk është arritur të rikthehen shenjat vitale.

Si pasojë e lëndimeve të marra, mjekët kanë konstatuar vdekjen e 17-vjeçarit.

Detaje të tjera lidhur me ngjarjen pritet të bëhen të ditura pas veprimeve të organeve kompetente.

Komento: