17 vjeçari vdes në QKUK, nuk ju mbijetoi plagëve

11:51 | 26 August 2019

Një 17 vjeçar vdekur në QKUK.

Si pasojë e një aksidenti mes një një makine dhe motoçiklete në rrugën “UÇK” në Rahovec që ndodhi me datë 17.08.2019, ka ndërruar jetë një 17 vjeçar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Lirije Podrimaj.
Viktima ka ndërruar jetë sot dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

“Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”.

Komento: