
Mbrëmë, banorët e shtëpisë së Big Brother Vip teksa po rrinin në dhomën e gjumit kanë treguar se kur e kanë dhuruar puthjen e parë. Në këtë bisedë janë përfshirë edhe Kiara me Luizin.
Këngëtari po pyeste banorët se kur e kanë dhuruar puthjen e parë. Beati tha në moshën 17-vjeçare. Kejsi tha se ende nuk e kishte dhënë. Kur i erdhi radha Kiarës, ajo thotë 17 vjeçe. Me shaka Luizi i tha: Turp të kesh.

Por pasi edhe Luizit i doli turpi, se nuk po tregonte kur e kishte dhënë puthjen e parë, tha më pas 14 vjeç. Ai tregoi gjithë historinë se si erdhi ajo puthje.
“Unë kam dhënë puthje dhe gjithçka kur isha 14 vjeç. Ajo ishte maturante. Ka qenë një supersiklet, nuk dija se çfarë po ndodhte. Më vinte turp të ulja shikimin. Më vinte turp prej saj, prej vetes, prej ambientit. Nuk e kam marrë veten tre dite.”, tha Luizi.
