Po bëhet rinumërimi i 530 vendvotimeve.
Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33% e këtij numri të vendvotimeve, shkruan lajmi.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka thënë se numri i tërësishëm i vendvotimeve që janë rinumëruar deri në këtë kohë është 175.
“Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se procesi i rinumërimit të votave është duke u monitoruar nga Policia e Prokuroria.
Kjo me kërkesë të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e fundit ku edhe u miratuan rekomandimet e QNR-së për të shkuar në rinumërim.