177 raste aktive me COVID-19

09:03 | 20 March 2023

Koronavirusi po vazhdon të jetë aktiv në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 177 raste aktive me COVID-19.

Dje, nga 57 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjithsej 8 qytetarë.

Po ashtu gjatë 24 orëve janë hospitalizuar 13 persona dhe janë shëruar 28 të tjerë.

Komento: