18 raste të dhu*nës në familje u raportuan gjatë qershorit në rajonin e Ferizajt

16:26 | 01 Korrik 2024
18-raste-te-dhu*nes-ne-familje-u-raportuan-gjate-qershorit-ne-rajonin-e-ferizajt

Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.

Sipas kumtesës, prej tyre, 13 janë raportuar në Ferizaj, 3 në Kaçanik, 1 në Shtime dhe 1 në Han të Elezit.

Rastet e dhunës në familjejanë  gjatë muajit qershor- 2024.

“Ndërsa në muajin qershor të vitit 2023 ishin të raportuara 16 raste të dhunës në familje.”

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Komento: