18 të vdekur dhe 357 raste me Covid-19 në Maqedoni

19:06 | 20 Dhjetor 2020

18 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, 357 raste pozitive.

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 18 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 357 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri.

Shifra totale e të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 2292, ndërsa e të infektuarve në 78.305.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 689 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 54.034. Janë 21.979 raste aktive.

Komento: