18-vjeçari dyshohet se tentoi të dhunojë një 11-vjeçar në Istog

18:14 | 28 Shtator 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar pasi dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur, 11-vjeçar në Istog.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili ka bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 18-vjeçarin.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.

“Një 18-vjeçar dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur 11-vjeçar me ç’rast i njëjti është ndaluar nga prokurori i shtetit dhe ndaj tij është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Komento: