18 vjet nga vdekja e Rugovës, Kurti: E kujtojmë për kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjes së Kosovës

10:35 | 21 Janar 2024
18-vjet-nga-vdekja-e-rugoves,-kurti:-e-kujtojme-per-kontributin-ne-nderkombetarizimin-e-ҫeshtjes-se-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë sot homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes.

Kurti foli shkurt para mediave, duke thënë se e kujton Rugovën për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës.

Ai po ashtu tha se “presidenti historik e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta.”

“Sot vendosëm lule të freskëta te varri i presidentit Ibrahim Rugova, i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë, por edhe president i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës. Si shkrimtar shqiptar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta.”

Komento: