18 vjet shtet, Sekretari amerikan, Rubio: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

09:59 | 17 Shkurt 2026
Marco Rubio: ShBA është autore e planit të paqes për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar sot urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e sekretarit amerikan të shtetit thuhet se SHBA-të mbeten të palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Lexoni të plotë deklaratën e sekretarit amerikan:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.

SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.

SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

Komento: