180 thasë pelet vidhen në Lipjan

10:55 | 31 Gusht 2022

Vidhen 180 thasë pelet në Lipjan.

Dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimin për vjedhjen e 80 thasëve me pelet.

Por, gjatë kontrollimit në shtëpinë e tyre policia ka gjetur edhe 100 thasë të tjerë me pelet që dyshohet se janë vjedhur.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE/ Lipjan 30.08.2022 – 04:17. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë ndaluar me automjetin e tyre në të cilin kishin të ngarkuar rreth 80-thasë pelet, që dyshohej se janë vjedhur. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur e konfiskuar edhe 100-thasë të tjera pelet që poashtu dyshohet se ishin vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Komento: