186 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

15:10 | 25 Tetor 2020

Janë konfirmuar 186 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike njofton se nga 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 186 kanë rezultuar positive, përcjll ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 54 pacientë të tjerë kurse dy persona kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: