19 gra shtatzëna të infektuara me koronavirus lindin në QKUK

20:29 | 16 Gusht 2020

Koronavirusi ka prekur edhe gratë shtatzëna.

Mbi 4 mijë e 300 lindje janë regjistruar që nga janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor.

Mbi 4 mijë e 300 lindje janë regjistruar që nga janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në Klinikën e Gjinekologjisë.

Drejtori i saj Jakup Ismajli tregon se në 19 raste, shtatëzënat ishin të prekura me Covid-19 por që në shumicën e rasteve janë sheruar pas lindjes.

Në këtë periudhë sipas tij, për shkak se është ndërprerë puna e reparteve në Ferizaj dhe Vushtrri, kanë pasur një fluks të madh të pacienteve.

Por sipas drejtorit me një angazhim të stafit të kësaj klinike ia kanë dal që ta menaxhojnë situatën pa asnjë problem.

Klinika e Gjinekologjisë ka të angazhuar gjithsej 300 punëtorë shëndetësor dhe drejtori i saj thotë se deri më tash kanë arritur të mbrohen nga virusi korona.

Komento: