19 pozita më poshtë për lirinë e mediave – Krasniqi: Qeveria të ndal përndjekjen e gazetarëve

11:03 | 03 Maj 2024
19-pozita-me-poshte-per-lirine-e-mediave-–-krasniqi:-qeveria-te-ndal-perndjekjen-e-gazetareve

Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa Kufij” në indeksin e Lirisë së Shtypit, shkruan Periksopi.

Sipas Krasniqit, ky është vlerësimi më negativ ndonjëherë që ka ndodhur.

E për këtë ai ka akzuaur Qeverinë që drejtohet nga Albin Kurti

“Presioni në rritje i Qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe shënjestrimi i gazetarëve të vendit tonë është kërcënim në rritje për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë.Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin zërat kritikë që janë të nevojshëm për funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë|, ka shkruar ai ndër të tjera.

Ja reagimi i plotë:

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin dhe mbështetjen e plotë me të gjithë gazetarët në Kosovë. Gazetarët, punëtorët e mediave, historikisht kanë mirëmbajtur standarde, integritetit dhe guxim të lartë edhe në kohërat më të errëta të vendit tonë. Prandaj, zhvillimet e fundit në Kosovë, megjithëse në liri, paraqesin një pamje dhe një situatë tejet shqetësuese për median e lirë.
Këtë vit, Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, në raportin e përpiluar nga organizata “Reporterët Pa Kufij” – vlerësimi më negativ ndonjëherë! Presioni në rritje i Qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe shënjestrimi i gazetarëve të vendit tonë është kërcënim në rritje për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë.
Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin zërat kritikë që janë të nevojshëm për funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë.
Gazetarët në Kosovë janë më shumë se vetëm ofrues të lajmeve; ata janë mbrojtës të së vërtetës dhe drejtësisë, shpesh duke vënë në rrezik mirëqenien e tyre. Sigurimi i një ambienti të sigurt, të dinjitetshëm dhe me kushte më të mira të punës për ta duhet të jetë prioritet.
I bëjë thirrje Qeverisë që të ndërpres cënimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira të vendit tonë. Gazetarët duhet të vazhdojnë të punojnë pa frikën e hakmarrjes, censurës ose persekutimit.
Për gazetarët e Kosovës: ne shohim qëndrueshmërinë dhe përkushtimin tuaj. Puna e juaj është thelbësore – tani më shumë se kurrë – në përpjekjen që të mbajmë ndezur dritën e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit demokratik. Mos u ndalni!
Urime Dita e Juaj!

Komento: