19 vjeҫari shqiptar humb jetën në një aksident të rëndë trafiku – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

19 vjeҫari shqiptar humb jetën në një aksident të rëndë trafiku

15:18 | 07 Korrik 2019

Aksidentet e trafikut po marrin shumë jetë.

Një shqiptar 19 vjeç ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në Bari të Italisë.

Siç njoftojnë mediat vendase, shqiptari po drejtonte një makinë “Renault Tëingo”, kur humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër, duke u përplasur me një “Audi”, që drejtohej nga një italian, i cili mbeti i plagosur.

Përplasja ka qenë fatale, ndërsa 19-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë, pa mundur të transportohej në spital.

Komento: