19-vjeçari humb jetën pasi u fut në vështirësi në ujërat e liqenit në Angli

23:50 | 09 Gusht 2026
19-vjecari-humb-jeten-pasi-u-fut-ne-veshtiresi-ne-ujerat-e-liqenit-ne-angli

Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi vështirësi në ujë në liqenin Grasmere, në Lake District të Anglisë.

Shërbimet emergjente u thirrën rreth orës 16:35 të së shtunës, pas raportimeve se një i ri kishte pasur probleme në ujë.

I riu u nxor nga liqeni dhe u dërgua në spital, por më vonë ndërroi jetë, raporton Sky News.

Policia e Cumbrias ka bërë të ditur se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë. Autoritetet kanë falënderuar të gjithë personat që u përfshinë në ndihmën ndaj të riut, veçanërisht ata që ndihmuan për ta nxjerrë në breg.

Komento: